Telegrafi

Obama viziton Wall Street

Fjalimi presidentit Obama në New York vjen një vit pas rrënimit të bankës së njohur të investimeve Lehman Brothers, prova më domëthënëse e fillimit të krizës financiare.

Shtëpia e Bardhë thotë se Obama do t’u kërkojë kompanive të menjanojnë investimet e rrezikshme dhe të mbështesin rregulla që do të ndihmonin bizneset për të menjanuar kriza në të ardhmen.

Ai gjithashtu pritet që ti kërkojë komunitetit global ekonomik që të koordinojë më mirë në parandalimin e krizave në të ardhmen.

Kongresi po diskuton reforma rregullarore për sektorin bankar, përpjekje e cila ende pritet të konkretizohet në ligj. /woa/