Telegrafi

Obama thërret për vazhdim të negociatave

Obama, mbrëmë vonë, i ka ftuar liderin e pakicës në Senat, Harry Reid, kryesuesin e Dhomës Përfaqësuese, John Bohner, liderin republikan në Senat, Mitch McConnell, dhe lideren demokrate në Dhomën Përfaqësuese, Nancy Pelosi.

Obama e përfundoi më herët pushimin e tij në Havaje dhe u kthye në Washington, transmeton Rel.

Nëse Shtëpia e Bardhë dhe ligjvënësit nuk arrijnë marrëveshje për buxhetin e ri, deri më 31 Dhjetor, më se 600 miliardë rritje të taksave dhe shkurtime të shpenzimeve, do të hyjnë në fuqi, që potencialisht mund të shkaktojnë rënie të re të ekonomisë së Shteteve të Bashkuara.

Njëherësh, Departamenti i Thesarit ka njoftuar mbrëmë se është i përgatitur për ndërmarrjen e “masave të jashtëzakonshme” për sigurimin e 200 miliardë dollarëve, në mënyrë që qeveria të jetë në gjendje t’i paguaj obligimet e veta për tre muajt e ardhshëm. /Telegrafi/