Telegrafi

Obama: Të forcojmë rregullat e financës

Sipas Obames, duhet të përforcohen rregullat e financës botërore për të mbrojtur konsumatorët, për të garantuar stabilitetin ekonomik dhe për të shmangur krizat në të ardhmen.

“Bashkëpunimi me 20 liderët e grupit ka parandaluar rënien e lirë të ekonomisë sonë. E dimë që kemi shumë për të bërë bashkë me të gjitha vendet e botës për të përforcuar rregullat që qeverisin tregjet financiare dhe të sigurojmë që nuk do të ndodhemi më në situatën e brishtë e cila u verifikua një vit me par”, ka deklaruar Obama.