Telegrafi

Obama sqaron sot planin për ekonominë

Obama dhe këshilltarët e tij po punojnë me Kongresin për planin 775 miliard dollarësh i cili përfshinë lehtësimin e taksave si dhe shpenzimet për ndërtimin e rrugëve dhe shkollave.

Obama ka deklaruar më herët se plani tij është i nevojshëm për parandalimin e rënies në recesion të thellë.

Ai shpreson të sigurojë kalimin e planit në Kongres javët e para pas marrjes së detyrës më 20 Janar. /rel/