Site icon Telegrafi

Obama si Hitleri

Në një kohë që ligji i ri për shëndetësinë i presidentit Obama po kalon nëpër të gjitha institucionet e vendit me sukses, kreu i Shtëpisë së Bardhë cilësohet si një njeri me prirje naziste. Për dikë, Barack është si Adolf Hitleri. Në një fushë golfi të një qyteze në Massachusetts është shkruar emri i Obamas si simbol i nazizmit.

Ky gjest ka vënë në lëvizje policinë e shtetit por edhe shërbimet sekrete kanë nisur një hetim. Disa përfaqësues të klubit të golfit në Lakeville një mëngjes kanë shkuar në fushë por në terren kanë gjetur të shkruar krahasimin që i bëhet presidentit me Hitlerin. Shkrimi zë një sipërfaqe 3×3 metra.

“Nuk e dimë mënyrën si e kanë realizuar një gjë të tillë por problemi më i madh është si ta heqim”, u shpreh menaxheri i klubit. Disa punonjës janë përpjekur ta fshijnë mesazhin duke përdorur spërkatës me ngjyrë jeshile, por nuk ia kanë dalë mbanë. /tch/Telegrafi/

Exit mobile version