Telegrafi

Obama shtie me armë

Në këtë foto të Shtëpisë së Bardhë, e bërë në gusht të vitit të kaluar, shihet presidenti amerikan duke e mbajtur pushkën dhe duke shtënë në caqe në pushimoren presidenciale Camp David në Merilend.

Aktualisht, presidenti Obama i tha revistës “New Republic”e ai e praktikon qitjen me armë në caqe si sport. Transmeton Rel.

Këto publikime të fotografive u bënë dy ditë para se zoti Obama të udhëtoj për në Minesota, për diskutim lidhur me masat për kontroll të armëve, pas të shtënave në muajin Dhjetor, me ç’rast në një shkollë fillore në Konektikat, u vranë 26 vetë, përfshirë 20 nxënës. /Telegrafi/