Telegrafi

Obama: SHBA-ja pas disa vitesh del nga recesioni

Presidenti Obama tha se një nderë sfidat kryesore do të jetë kthimi i njerëzve të cilët humbën vendet e tyre të punës.

“Është e vërtetë se do të na duhen disa vjet që tërësisht të dalim nga kriza. Do të nevojitet kohë që t”i kthejmë tetë milionë njerëzit që mbetën pa punë”, tha presidenti Obama.

Vlerësimi ekonomik i Obamës reflekton realitetin e errët politik në të cilin janë edhe ai edhe SHBA-të, por edhe tentimin që votuesit më pak të dëshpëruar t’i bindë që sërish të votojnë për kandidatët e Partisë Demokratike, vlerësojnë analistët në SHBA. /Agjencitë/Telegrafi/