Telegrafi

Obama së shpejti do nënshkruajë ligjin mbi financat

Obama tha se paketa rregullatore, që ai e mbështet, do t’u mundësojë institucioneve financiare të fitojnë para si më parë, duke u huazuar kompanive për të ndërtuar biznese dhe krijuar punë.

Komentet e tij u bënë pasi Republikanët hoqën dorë nga përpjekja e fundit e tyre për të bllokuar propozim ligjin e Demokratëve për funksionimin e sistemit financiar.

Analistët thonë se këto janë reformat më të thella që nga Depresioni i Madh i viteve 1930-ta.