Telegrafi

Obama reformon në sistemin e shëndetësor

Të hënën Obama do të prezantojë plane të ripërpunuara për reformimin e sistemit shëndetësor, njoftoi një zëdhënës i qeverisë në Uashington.

Presidenti do të takohet pastaj të enjten edhe me përfaqësues të lartë të demokratëve dhe republikanëve për të negociuar për këtë çështje.

Obama ka muaj që përpiqet të bindë republikanët opozitarë që të bashkëpunojnë për reformimin e sistemit shëndetësor amerikan.