Telegrafi

Obama propozon shkurtime buxhetore

Ai mbrëmë i ka paraqitur katër shkallë për reduktimin e deficitit: mbajtja e ulët e shpenzimeve vendëse, gjetja e kursimeve në buxhetin e mbrojtjes, ulja e tejkalimit të çmimeve të kujdesit shëndetësor dhe reforma e taksave.

Në këtë reformë të taksave, përfshihet edhe propozimi për anulimin e shkurtimit të taksave për familjet, që fitojnë më shumë se 250 mijë dollarë në vit.

Këtë masë presidenti Obama e kishte kërkuar disa herë në të kaluarën. /Telegrafi/