Telegrafi

Obama përshëndet ndihmën për prodhuesit amerikanë të automobilëve

Tani është e rëndësishme të sigurohet rimëkëmbja afatgjatë e firmave, tha Obama. Ai do të kujdeset që pesha kryesore e ristrukturimit, të mos bjerë mbi supet e punëmarrësve.

Presidenti amerikan në largim George Bush u premtoi të premten General Motors dhe Chrysler gjithsej 17,4 miliardë dollarë si kredi emergjente. Të dy koncernet ndryshe do të ishin të detyruara të shpallnin insolvencë.

Shefi i General Motors, Rick Wagoner, përshëndeti programin e ndihmës emergjente dhe njoftoi masa të forta ristrukturimi.

"Ne e dimë se kemi shumë punë përpara për zbatimin e planit të ristrukturimit. Objektivi ynë është ta bëjmë General Motors sërish lider në industrinë e makinave sa i takon teknologjisë, cilësisë dhe dizajnit."