Telegrafi

Obama ndjek vetëm një klub evropian në Twitter dhe tashmë ata e ftojnë presidentin të jetë mysafir i nderit (Foto/Video)

Duket se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, është tifoz i Darmstadtit.

E vetmja skuadër që Obama e ndjek në Twitterin e tij është skuadra e vogël nga Bundesliga dhe kjo befasuar të gjithë.

Me ta kuptuar këtë fakt, klubi gjerman ka dal me një komunikatë:

“I dashur Barack Obama, pasi jemi klubi i vetëm evropian që ndjekeni në Twitter, shihemi në stadium?”.

Në video flet sulmuesi amerikan i Darmstadtit, Terrence Boyd, i cili u paraqit me një fanellë me emrin e Obamas.

Obama njihet për si një njeri shumë miqësor dhe karizmatik, por se a do e pranojë këtë ofertë mbetët të shihet në vazhdim. /Telegrafi/