Telegrafi

Obama ndihmon kredimarrësit në vështirësi

Paketa e shpëtimit me vlerë miliarda dollarë ka në fokus huamarrësit që janë pranë humbjes së shtëpive të tyre.

Një pjesë e madhe e marrëveshjes përfshin mbështetje të vazhdueshme për firmat e mëdha kreditore që drejtohen nga shteti, Fannie Mae dhe Freddie Mac.

Zoti Obama tha se veprimet e forta dhe të shpejta do të ndalnin spiralen e tatëpjetë.

Ato do t’u vinin në ndihmë të gjithë amerikanëve dhe plani i tij do të ndihmonte çmimet e shtëpive për të gjithë.

"Mund t’ju them atë që nuk do të bëjë kjo paketë, ajo nuk do të shpëtojë të papërgjegjshmit dhe të paskrupujt, duke hedhur paratë e taksapaguesve në kredi të këqija," tha zoti Obama.

Njoftimi përkon edhe me një vlerësim të Rezervës Federale që parashikon se ekonomia amerikane do të tkurret deri në 1.3 për qind dhe papunësia mund të rritet në mbi 8 për qind këtë vit. /bbc/