Telegrafi

Obama me vendimin rreth juanit kinez

Analistët thonë se Obama përballet me presion të shtuar nga Kongresi për ta ndëshkuar Kinën lidhur me politikat monetare.

Sipas disa ligjvënësve amerikanë politikat kineze i kushtojnë Shteteve të Bashkuara me humbjen e shumë vendeve të punës.

Nga ana tjetër një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë në Pekin tha se vlera e juanit nuk duhet të përdoret si justifikim për problemet e ekonomisë amerikane. /Telegrafi/