Telegrafi

Obama mbështet shqiptaren që kandidon për kongresmene

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka shprehur mbështetjen për shqiptaren Suzana Shkreli, e cila po kandidon për kongresmene në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Amerikë pas rreth 1 muaji.

Obama e ka cilësuar Shkrelin si një lidere të zgjuar dhe të fortë, që do të luftojë për të mbrojtur të drejtat e grave, duke shpallur hapur kështu mbështetjen ndaj shqiptares ndër 30 kandidatët demokratë për Kongresin.

Në qoftë se zgjidhet, Suzana Shkreli do të jetë një ndër kandidatet më të reja të zgjedhura për Kongres.

“Të gjitha familjet në Michigan mund të mbështeten tek Suzana Shkreli, ajo do të luftojë për to”, ka thënë ndër të tjera Presidenti amerikan. /albeu.com/