Telegrafi

Obama: Masa të forta kundër krizës

Masat e reja kanë të bëjnë edhe me shumën e parave që bankat duhet të mbajnë në formën e rezervave, si dhe me shpenzimet e tepruara për punonjësit e këtyre institucioneve.

Duke folur në përfundim të samitit të vendeve të G20, Obama paraqiti edhe planet për t’iu dhënë ekonomive që kanë filluar të zhvillohen një rol me të rëndësishëm në ekonominë globale.

Grupi i vendeve të G20 do të zëvendësoje grupin G8, që përfshin vendet me të industrializuara të botës.

Liderët e këtyre vendeve njoftuan gjithashtu arritjen e një marrëveshjeje për të spostuar balancin e votimit në Fondin Monetar Ndërkombëtar drejt vendeve me ekonomi në rritje, siç është Kina.

“Ne kemi ndërmarrë veprime konkrete për të krijuar një strukturë të fortë që të mbështesë rritjen ekonomike”, ka deklaruar presidenti Obama.

“Gjithashtu, ne kemi rënë dakord për miratimin e rregullave të forta financiare për të siguruar që sistemi financiar global të mos jetë më në rrezik”, ka shtuar ai.