Në një fjalim të tij, Obama tha se 34 mijë trupa amerikane do të lënë Afganistanin gjatë vitit të ardhshëm. Pas largimit të trupave gjatë vitit 2014, Obama tha: “Lufta jonë në Afganistan do të merr fund”.
Obama bëri të ditur se rrjeti i militantëve të Al-Qaida-s, tashmë është vetëm një “hije nga ajo çfarë kanë qenë më herët”, transmeton Rel.
Ai i ka bërë thirrje liderit të Iranit që të ofrojë një zgjidhje diplomatike për krizën nukleare, duke thënë se një koalicion ndërkombëtar është i vendosur për të parandaluar Republikën Islamike të prodhojë armë bërthamore.
Obama e dënoi testin bërthamor të Koresë së Veriut të bërë të martën, dhe u zotua të ndjekë shkurtime të mëtejshme në arsenalin bërthamor të SHBA-ve dhe Rusisë. /Telegrafi/