Site icon Telegrafi

Obama, letër urimi Ramës (Video)

“Jam i prirë për të punuar me ju duke adresuar çështje dhe sfida të botës së sotme”, shkruan presidenti Obama në fillim të letrës, një kopje e të cilës disponohet nga Top Channel.

Si aleatë dhe miq, shkruan presidenti amerikan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria tashmë kanë ndërtuar një partneritet me interesa të ndërsjella.

“Ne jemi mirënjohës për vendosmërinë e Shqipërisë, në angazhimin tonë të përbashkët në Afganistan dhe Siri, sikurse edhe rolin e Shqipërisë për stabilitetin e Ballkanit”.

Në vijim të letër, presidenti Obama thotë: “Unë e di që ju si kryeministër do të punoni në mënyrë konstruktive me të gjitha partitë politike për konsolidimin demokratik dhe ekonomik nëpërmjet reformave, duke e çuar Shqipërinë më afër realizimit të aspiratës për t’iu bashkuar Unionit Europian. Ju keni vazhdimin e ndihmës në këto përpjekje”.

Obama e mbyll letrën drejtuar kryeministrit Edi Rama me këto fjalë: “Ju lutem pranoni urimet e mija më të mira në një kohë që ju merrni përgjegjësi të reja. Nën udhëheqjen tuaj unë shpresoj se dy vendet tona do ta thellojnë akoma më shumë partneritetin tonë të fortë”, shton Obama. /Top Channel/

Exit mobile version