Telegrafi

Obama kryeson ndjeshëm ndaj Clintonit në Karolinën e Jugut

Obama kryeson ndaj Hillari Clinton 43 për qind me 25 për qind dhe John Edwards renditet i treti me 15 për qind.

Më shumë se gjysma e votuesve në zgjedhjet për kandidat të Karolinës së Jugut priten të jenë me ngjyrë.

Obama, senatori i Ilionosit, i cili në rast se fiton do të jetë presidenti i parë amerikan me ngjyrë, kryeson mes komunitetit afrikano-amerikan me 65 për qind nga 16 për qind.

Clinton dhe Edwards janë pranë njëri tjetrit mes votuesve të bardhë, ku Clinton kryeson me 33 për qind, Edwards 32 për qind, ndërsa Obama ndodhet i treti me 18 për qind. /start/