Telegrafi

Obama-Kongresit: S’kemi kohë për të humbur

Obama ka deklaruar se plani në fjale synon të krijoje 4 milionë vende të reja pune dhe përmban fondet më të mëdha të destinuara për infrastrukturën që nga koha e presidentit Eisenhower.

“Në Amerikë kemi shumë programe për të plotësuar dhe shumë nevoja që presin të realizohen. Nuk ka asnjë minutë për të humbur”, ka deklaruar Obama.

Senati miratoi dje planin e shefit të ri të Shtëpisë së Bardhë, por ai duhet të kalojë edhe një votim tjetër.