Telegrafi

Obama kërkon uljen e rrogave

Rrogat e 25 prej drejtuesve më të lartë dhe më të paguar të kompanive të tilla si AIG, Citybank, General Motors, Chrysler dhe tri kompanive të tjera të mëdha, pritet ulen deri me 90%.

Ky hap i administratës së presidentit Obama shihet si një përpjekje për të qetësuar shumë amerikanë që po hasin vështirësi financiare.

Shumë amerikanë janë të zemëruar nga rrogat dhe shpërblimet e larta që vazhdojnë të paguajnë këto kompani për drejtuesit e tyre, pavarësisht se ato mbijetuan me fondet e taksapaguesve. /bbc/