Telegrafi

Obama kërkon ide të reja për uljen e papunësisë

Nju Jork, 4 dhjetor – Ekspertëve te mbledhur Obama u tha se qeveria amerikane duhet te veproje me shpejtësi për të luftuar papunësinë, por u tregua i kujdesshëm ne publikimin e fondeve për krijimin e vendeve te reja te punës.

“Ne nuk mund te kthehemi mbrapa dhe te shpresojmë për me te mirën”, ka paralajmëruar Obama.

Në të vërtetë, çdo plan shpenzimesh i projektuar për te ulur papunësinë, do te kaloje edhe ne siten e republikanëve në Kongres.

Ata janë te irrituar për bilionë dollarët e shpenzuar për nxjerrjen nga balta te bankave dhe kompanive prodhuese te makinave, projekte te nisura nga presidenti i tyre, George W. Bush