Site icon Telegrafi

Obama: Jemi bashkë kundër terrorizmit

Presidenti Barack Obama, i cili tani ndodhet në Kubë, ka folur dhe ka shprehur ngushëllime për sulmin që ka ndodhur sot në Belgjikë.

Ai ka thënë se “mendimet dhe lutjet e popullit Amerikan janë me popullin belg”.

“Ne do të bëjmë çfarëdo që është e nevojshme për të mbështetur miqtë tanë belgë për të sjellë para drejtësisë kushdo çoftë që është prapa këtij sulmi, ndërsa është edhe një mesazh se bota duhet të bashkohet”.

“Ne duhet të jemi të bashkuar, pavarësisht kombësisë, racës apo fesë, për të luftuar kundër terrorizmit”.

“Ne mundemi dhe do të mposhtim ata të cilët kërcënojnë sigurinë e të gjithë njerëzve në të gjithë botën”, ka thënë ndër të tjera Obama.

Exit mobile version