Telegrafi

Obama ‘i skandalizuar’ me shpërblimet

Obama i ka kërkuar sekretarit të tij të Thesarit, Timothy Geithner, të marrë të gjitha masat ligjore për ta bllokuar pagimin e shpërblimeve. "Kjo është një korporatë që e gjen veten në vështirësi financiare për shkak të pakujdesisë dhe lakmisë," tha ai dhe shtoi se në rrethana të tilla, ishte e vështirë të kuptohej premtimi i shpërblimeve.

Drejtori i kompanisë, i emëruar nga qeveria, Edward Liddy, ka thënë se AIG nuk ka patur zgjidhje tjetër, por t’i paguante shpërblimet sepse pagesa e tyre ishte e detyrueshme me ligj.

Humbjet që regjistroi kompania në tremujorin e katërt të vitit të shkuar ishin më të mëdhatë në historinë e korporatave. Një falimentimi i mundshëm i AIG-së, do të prekte tregjet në mbarë botën. Qeveria amerikane ndërhyri për ta shpëtuar kompaninë dhe procesi i shpëtimit nuk ka përfunduar ende. /bbc/