Telegrafi

Obama, i kënaqur për uljen e papunësisë

Obama sheh një tendencë të qartë pozitive dhe bëri thirrje për më shumë investime. Papunësia në vend u ul gjatë dhjetorit me 0.4 për qind, për të shkuar në kuotën e 9.4 për qind të forcës aktive të punës. Kjo ishte ulja më e lartë brenda një muaji që prej 1998-s.

”Nëse jeni duke menduar që të bëni investime në të ardhmen, bëjini ato që tani dhe do të na ndihmoni edhe ne që të rrisim ekonominë tonë”, deklaroi presidenti Obama përpara medieve.

”Shenjat janë shumë shpresëdhënëse dhe nëse vazhdojmë edhe pak kohë me këto ritme, atëherë papunësia do të ulet në nivelet e saj të zakonshme në vend”.

Rezerva Federale informoi se 103 mijë vende të reja pune u krijuan gjatë dhjetorit, por rënia drastike e papunësisë lidhet kryesisht me faktin se 260 mijë të papunë hoqën dorë nga kërkimi i punësimit.

Aktualisht në SHBA, 14.5 milionë persona mbijetojnë falë asistencave. /Telegrafi/