Telegrafi

Obama i bindur: Ekonomia do rimëkëmbet

Ky është thelbi i fjalës së presidentit amerikan në radio. “Edhe pse do na duhet shumë kohë, mund të premtoj se po lëvizim në drejtimin e duhur. Iniciativat që kemi ndërmarrë po japin frytet e veta dhe do vazhdojnë të jenë të vlefshme”, thekson ndër të tjera Obama.

Ai shtoi gjithashtu se, shumë shpejt ndërmarrjet do fillojnë të kërkojnë krah punë për të ulur numrin e lartë të papunësisë që ka në SHBA.

“Do arrijmë të ndërtojmë një ekonomi me të fortë se me parë”, përfundon me bindje fjalimin e tij kreu i Shtëpisë së Bardhë. Gjatë turit aziatik, Obama u takua me drejtuesit e tre superfuqive të këtij kontinenti, Japonisë, Kineës dhe Koresë së Jugut. /Telegrafi/tch/