Telegrafi

Obama: Gjatë vitit 2011 të ripërtërihet ekonomia

 Në fjalimin e tij javor, Presidenti Obama ka premtuar se do të bëjë çdo gjë të mundshme për rritjen e ekonomisë, krijimin e vendeve të punës dhe forcimin e klasës së mesme.

Papunësia gati 10 për qind dhe pakënaqësia lidhur me politikat ekonomike të zotit Obama, e kishin ndihmuar fitoren e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit për Kongres, në muajin nëntor.

Tash republikanët do ta kenë shumicën në Dhomën Përfaqësuese, ndërsa demokratët në Senat. Presidenti Obama u ka bërë thirrje demokratëve dhe republikanëve, që të punojnë së bashku gjatë këtij viti dhe ta ndajnë përgjegjësinë për lëvizjen e vendit përpara. /Telegrafi/