Telegrafi

Obama: General Motors do të rimëkëmbet

Presidenti Barak Obama tha se falimentimi ishte pjesë e “planit të qëndrueshëm e të arritshëm”, i cili do t’i japë mundësi kompanisë të “rimëkëmbet përsëri”.

“Jam i bindur se hapat që i shpall sot do ta shënojnë fundin e një GM të vjetër dhe fillimin e një GM të ri, i cili nesër mund të prodhojë automjete të cilësisë së lartë, të sigurta dhe që shpenzojnë më pak karburant. Ai mund ta çojë Amerikën drejt të ardhmes ku nuk dot ë varet nga energjia, dhe do të jetë një simbol tjetër për suksesin e Amerikës”, tha presidenti Obama. /rel/