Telegrafi

Obama fton bankat të ndihmojnë ekonominë

Në një takim me drejtorët ekzekutivë të bankave, Obama tha se bankat janë të “obliguara” të japin më shumë pasi u ndihmuan nga taksapaguesit amerikanë.

“Pas rimëkëmbjes me ndihmën e qeverisë amerikane dhe taksapaguesve amerikanë, bankat tona kanë më shumë obligim për rimëkëmbjen më të madhe, për sistem më stabil dhe prosperitet më të gjerë”, tha Obama.