Telegrafi

Obama emëron Richardson ministër të tregtisë

Richardson, me origjinë latine, aktualisht është guvernator i New Mexiko-s dhe ka qenë ministër i energjisë dhe ambasador i SHBA-ve në OKB gjatë administratës Clinton.

"Guvernatori Richardson ishte kandidat presidencial dhe ka shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB si dhe sekretar i energjisë në administratën Clinton.

Si sekretar i tregtisë, Richardson do të luaj një rol të rëndësishëm në nxitjen e tregtisë ndërkombëtare dhe do të ndihmojë në fuqizimin e ekonomisë amerikane", ka deklaruar presidenti i sapozgjedhur amerikan Barak Obama.

Ndërkohë, selitë diplomatike më të rëndësishme të SHBA-ve nëpër botë po bëhen gati të ndërrojnë ambasadorët, ashtu siç ndodh zakonisht me ndryshimin e administratës.