Telegrafi

Obama, ekonomia mund të humbasë deri në 1 trilion dollarë

"Nuk besoj se është shumë vonë për të ndryshuar drejtim, por do të jetë vonë nëse nuk marrim veprime të jashtëzakonshme sa më parë që të jetë e mundur. Nëse nuk bëhet asgjë recesioni mund të vazhdojë për vite dhe papunësia mund të arrijë në numra dy shifrorë", tha Obama.

Barack Obama do të marrë detyrën e presidentit amerikan më 20 janar.