Telegrafi

Obama: Ekonomia është më mirë se 9 muaj më parë

“Ne po ecim përara në disa fronte të ndryshme ekonomike. Ne do vazhdojmë të eksplorojmë të gjitha mundësitë që mund të çojnë në krijimin e vendeve të punës dhe rritjes ekonomike.”

Papunësia prej 9.8 përqind është më e larta në Amerikë që nga fillimi i viteve 1980. Megjithatë, presidenti Obama tha se ekonomia e vendit është më e fuqishme sesa para ardhjes së tij në detyrë 9 muaj më parë. Ai ja dedikon rritjen paketes stimuluese prej 787 miliard dollarë që nënshkroi në muajin shkurt.

“Ekonomia jonë është më mirë sot sesa kur mora detyrën; kur po humbisnim 700 mijë vende pune në muaj; kur sistemi ynë financiar ishte në prag të rrënimit; dhe kur ekonomistët nga thuajse i gjithë spektri politik parashikonin se ne po shkonim drejt depresionit të madh.”

Shumë ekonomistë janë dakord se pavarësisht vazhdimit të panunësisë së madhe, recesioni ka marrë fund në Shtetet e Bashkuara. Një shenjë inkurajuese e ripërtëritjes ekonomike ishte dhe pika kulmore që arriti të mërkurën indeksi amerikan Dow Jones në Wall Street, për herë të parë në më shumë se një vit. Por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, e minimizoi lajmin.

“Mendoj se presidenti do të thoshte se është vetëm një anë e gjendjes ekonomike.” /voa/

Projekti i konstruksionit që vizitoi presidenti është një prej 8 mijë projekteve të autostradave të përfshira në Aktin e Rimëkëmbjes. Punimet po vazhdojnë në thuajse 5 mijë prej këtyre projekteve.