Telegrafi

Obama: Ekonomia amerikane, më e forta në botë

Në këtë mënyre kreu i Shtëpisë së Bardhë i përgjigjet Kinës e cila kishte propozuar për një monedhë të re botërore.

Në konferencën e tij të dytë të mbajtur për shtyp pas marrjes së detyrës, presidenti Obama po ashtu ka thënë se masat emergjente të shpallura prej tij për përballimin e krizës ekonomike do të japin rezultat, por për këtë duhet kohë dhe durim.

“Duhet zbatim urgjent i këtyre masave dhe ato duhet të shtriheshin në të gjitha fushat dhe se që tani kishte shenja përparimi”.

Presidenti Obama pohoi, se programi i tij do të shoqërohej nga buxheti, i paraqitur tashmë në Kongres dhe se përparësi do të ketë hapja e vendeve të reja të punës, rigjallërimi i tregut të banesave dhe bindja e bankave për t’iu kthyer procesit të dhënies së kredive. /Telegrafi/tch/