Telegrafi

Obama: Ekonomia amerikane drejt rimëkëmbjes

Shifrat e reja mbi ekonominë, që u publikuan dje, tregojnë se prodhimi industrial në muajin gusht pësoi rritje, për herë të parë në 18 muajt e fundit.

Presidenti Obama e cilësoi këtë si shenjë se Amerika ndodhet në rrugën e rimëkëmbjes ekonomike.

Një raport tjetër të Shoqatës Kombëtare të Shitësve të pasurive të patundshme tregon se numri i shitjes së shtëpive në korrik arriti nivelin më të lartë në dy vjet. /voa/