Telegrafi

Obama dhe Merkel diskutojnë për krizën greke

Shtëpia e Bardhë tha se situata ishte tepër shqetësuese. Obama dhe Merkel janë të të njëjtit mendim se duhej marrë një rezolutë për Greqinë me mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Eevropian.

FMN-ja tha se një paketë shpëtimi e udhëhequr nga Evropa duhej të implementohej menjëherë pasi situata po përkeqësohej.

Të mërkurën kredibiliteti i ekonomisë spanjolle në listën e hartuar nga agjensia Standard & Poor u ul dhe shefi i strategjisë së investimeve në këtë agjensi Sam Stovall tha se Spanja ishte një ekonomi më e madhe se Greqia dhe kjo përbënte shqetësim edhe më të madh për investitorët.

Spanja përfaqëson rreth 8.5 % të GDP-së Evropiane, ndërsa Greqia më pak se 2%.