Telegrafi

Obama dhe Mekein reagojnë ndaj krizës financiare amerikane

Kandidati demokrat Barak Obama zhvilloi fushatë në Kolorado, ku e cilësoi gjendjen në Woll Street si krizën më të rëndë financiare që nga kriza e viteve ’30. Për këtë krizë që ka pushtuar Amerikën, Obama fajësoi politikat e administratës së Presidentit Bush të cilat, sipas tij, kanë eliminuar mbrojtjen për konsumatorët dhe kanë dobësuar parametrat e mbikëqyrjes qeveritare.

Ndërkohë Rivali republikan i Obamës, Senatori Xhon Mekein, zhvilloi tubime fushate në Florida. Ai premtoi se do të zëvendësonte sistemin e mbikëqyrjes së operacioneve financiare, që i cilësoi si një jorgan të vjetërsuar të përbërë nga arna të thurura së bashku. Mekein u shpreh se do ta zëvendësonte këtë sistem me një sistem të ri më transparent.