Telegrafi

Obama: Deficiti buxhetor në SHBA 1,2 bilion dollarë

Sipas një vlerësimi të zyrës buxhetore të Kongresit amerikan, për vitin 2009 llogaritet një deficit prej gati 1,2 bilionë dollarë, më shumë se sa dyfishi i një viti më parë.

Për vitin 2010 ky deficit pritet të zbresë në 703 miliardë dollarë.

Udhëheqësit demokratë në Kongres dhe ekipi i presidentit të zgjedhur Barak Obama vazhdojnë të diskutojnë hollësitë e planit të tyre stimulues për ekonominë.

Për nivelin rekord të deficitit ata bëjnë përgjegjës para së gjithash ndihmat e shtetit për financimin e sektorit të prodhimit të automjeteve. /dw/