Telegrafi

Obama: Bota nuk i ka shpëtuar ende krizës

Në një deklaratë për shtyp, kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri këtë koment, por shtoi gjithashtu se investimet e firmave të mëdha kanë filluar të përmirësojnë situatën.

Ndërkohë, grupi i ekspertëve të Kongresit që kontrollon deri në detaje planin qeveritar për të stimuluar firmat në rrezik, paralajmëron se bankat janë ende të rrezikuara.

“Bankat janë një kërcënim real për sistemin financiar”, thekson grupi i punës duke ftuar Departamentin e Thesarit të forcojë masat për pastrimin e bilanceve.