Telegrafi

Oasis pritet të shtojë më shumë koncerte, pasi biletat për turneun 17-ditor u shitën të gjitha brenda disa orësh

Oasis flitet se do të shtojnë edhe më shumë koncerte në turneun e tyre 17-ditor të ribashkimit, në përpjekje për t’i bërë fansat e tyre të lumtur.

Vëllezërit Gallagher po mendojnë të shtojnë më shumë koncerte në kuadër të turneut të verës së ardhshme, në mënyrë që fansat të mos zhgënjehen.

Adhuruesit e muzikës mbetën të zemëruar me të kuptuar se biletat për 17 datat u shitën të gjitha brenda disa orësh, me një furie pritje në radhë për tetë orë, problemeve teknike dhe rritjeve tronditëse të çmimeve.

Tani thuhet se vëllezërit Noel dhe Liam Gallagher po mendojnë të shtojnë më shumë data në turne.

Gjatë ditës së djeshme u lëshuan për shitje 1.2 milion bileta.

“Miliona fansa të grupit Oasis do të ndihen të zhgënjyer”, tha një burim për The Sun, në pamundësi që një pjesë e madhe mund të mos sigurojnë një biletë. /Telegrafi/