Oakley Cannonier, nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me Liverpoolin këtë sezon dhe që atëherë ka shpërthyer, duke shënuar 20 gola në vetëm 17 paraqitje për Liverpoolin U18 këtë sezon.
I lindur në Leeds, Cannonier iu bashkua akademisë së Liverpoolit në moshën 12-vjeçare dhe ka punuar edhe me ekipin e parë të udhëhequr nga Jurgen Klopp.
Ndoshta nuk e keni harruar, por Cannonier, u bë i famshëm në rikthimin e mrekullueshëm të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës gjatë sezonit 18/19.
Ai ishte pas portës, kur ia ‘pasoi’ shpejt topin Trent Alexandre Arnoldit, i cili filloi rivënien nga këndi, për të shënuar gol pastaj Divock Origi.
Gjatë seancës së tij debutuese me ekipin e parë, Klopp falënderoi personalisht Cannonier për kontributin e tij.
Duke folur në një intervistë për Liverpool FC , Cannonier tha: “Unë u stërvita me ekipin e parë disa javë më parë, dhe trajneri erdhi tek unë, dhe ai tha: “Unë vetëm duhet t’ju falënderoj”, për atë që kisha bërë”.
Ish-djaloshi i topit shprehu gjithashtu dëshirën e tij për të imituar suksesin e Trent Alexander-Arnold, duke shtuar se ai shpreson të depërtojë së shpejti në skuadrën e parë. /Telegrafi/