Telegrafi

OAK: Të shtyhet mbledhja e premiumeve!

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të shtyhet fillimi i mbledhjes së premiumeve për Sigurime Shëndetësore.

Me kërkesë të bizneseve OAK i drejtohet Qeverisë së Kosovës që të pezullojë zbatimin e Ligjit për mbledhjen e premiumeve për sigurime Shëndetësore, të planifikuar të fillojë më 1 Korrik 2017.

Bizneset kërkojnë periudhën e nevojshme që të bëjnë përgatitjet e duhura në mënyrë që të jenë më të involvuar në këtë proces.

Mospërmbushja e shumë kritereve të parapara me ligj,si dhe mos informimi i duhur ka shkaktuar huti në mesin e afaristëve, në këtë mënyrë bizneset e agrumentojnë shtyrjen e mbledhjes së premiumeve dhe shtyrjen e zbatimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore.

Në përkrahje të bizneseve OAK i drejtohet Qeverisë së Kosovës dhe rekomandon që zbatimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore si dhe mbledhja e premiumeve të shtyhet së paku deri më 1 Janar 2018. Me qëllim që të ketë një informim sa më të mirë të komunitetit të afaristëve dhe të ketë edhe një konsultim të gjerë me përfaqësuesit e biznesit në Kosovë.

OAK i kërkonë Qeverisë së re që procesi i dialogut me përfaqësuesit e biznesit të filloi përmes një dialogu