Site icon Telegrafi

OAK: Të pranohen pagesat e Kosovës ndërkombëtarisht dhe të mos figurojnë qytetet tona në maps si pjesë e Serbisë

Oda e Afarizmit të Kosovës i është drejtuar më një letër ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca dhe guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmeti, ku kanë ngritur disa shqetësime e që sipas tyre është e domosdoshme të rregullohen.

“Çështja e parë ka të bëjë ekzekutimin e pagesave në google, ku nga Kosova nuk lejohet duke shkruajtur që “Google Play purchases are not supported in your country. Unfortunately you will not be able to complete purchases”. Problem me të cilin OAK u ballafaqua dje, ku iu pamundësua që të blejnë hapësirë shtesë në gmail, edhe pse Kosova posedon visa dhe master card një gjë e tillë nuk u lejua. Një çështje tjetër është tek vendosja e emrit të një qyteti, atëherë automatikisht vendoset psh. Prizren, Serbia e jo Kosova siç duhet të jetë”, thuhet në njoftimin e bërë nga OAK, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, OAK thekson se ka probleme edhe me përkthime të tekstve.

“Gjithashtu nëse e përkthejmë në Facebook një lajm apo tekst të caktuar nga gjuha shqipe apo ndonjë gjuhë tjetër, çdo kund ku figuron emri Kosovë apo Kosovo, ai përkthehet me automatizëm në Serbi”.

Duke e marrë parasysh ketë, OAK ka kërkuar që të merren parasysh këto problematika dhe Institucionet relevante të bëjnë reagimin dhe rregullimin e këtyre pengesave, në mënyrë që barriera të tilla të eliminohen./Telegrafi/

Exit mobile version