Site icon Telegrafi

OAK organizon tryezën me prodhuesit e miellit në Kosovë

Oda Afarizmit të Kosovës (OAK) sot organizon takim të përbashkët me prodhuesit e miellit në Kosovë.

Takimi është projektuar për të identifikuar dhe artikuluar pengesat e të bërit biznes për prodhuesit e miellit.

Kosova është vendi i 76-të në botë që bënë pasurimin e miellit me acid folik dhe hekur, çka ndikon shumë në ruajtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.

Takimi do të fokusohet në sfidat me të cilat po përballet prodhuesi i miellit, sidomos në pasurimin e miellit me acid folik dhe hekur dhe sfidave që ka ky sektor që të punoj gjatë gjithë vitit.

Të ftuar në ketë diskutim do të jenë: Prodhuesit e miellit në Kosovë, Vesel Krasniqi – Zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Bashkim Zejnullahu – kryetar i Shoqatës së mullisëve të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version