Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) fton bizneset që të japin kontributin e tyre në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri, duke ndihmuar në adresën unike shtetërore në këtë link: https://e-albania.al/dhuro/, ku mund të gjeni tri format e kontributit, përfshirë ato financiare, ushqime, veshmbathje apo strehim.
Donacionet mund të bëhen online në e-albania : https://e-albania.al/
Kontribuo në llogaritë bankare: https://e-albania.al/
Kontribut tjetër: https://e-albania.al/
Ndërsa ndihma të tjera humanitare mund të dërgohen edhe përmes organizimit të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, ku menaxhimi i këtyre ndihmave do të bëhet në qytetin e Durrësit, pranë stadiumit Niko Dovana, nga ana e Drejtorisë së Emergjencave Civile, duke ndjekur këto udhëzime:
Hartimin e një akti dhurimi me shkresë, e cila duhet të përmbajë listën e sendeve që dhurohen.
Gjithashtu dhuruesi duhet të deklarojë se ndihmat humanitare akordohen për fatkeqësinë natyrore tërmetin e ndodhur më 26 nëntor 2019 për qytetin e Durrësit/ Tiranës/Thumanës.
Te rubrika Pritës i dhurimit për të lehtësuar procedurat doganore dhe për një koordinim sa më të shpejtë të shënohet:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e RSh-së NIPT J92322004M
Ose mund të kontaktoni në numrin e emergjencës 00383-45618618 dhe në adresën: embassy.pristina@mfa.