Site icon Telegrafi

OAK: Ndalimi i qarkullimit nga një komunë në tjetrën rrezikon funksionimin e bizneseve esenciale

Oda e Afarizmit të Kosovës, përmes një shkrese adresuar ministres në detyrë të Ekonomisë Rozeta Hajdari, shpreh shqetësimin e saj për propozimin që të merret vendim për ndalim të qarkullimit të të punësuarve nga një komunë në tjetrën.

OAK konsideron që një vendim të tillë do të rrezikohet funksionimi i bizneseve esenciale, andaj kërkon që një numër i kufizuar i stafit të ndërmarrjeve, nga sektorët të cilët kanë të lejuar ushtrimin e veprimtarisë t’iu krijohet mundësia për lëvizje.

“Kjo është më se e nevojshme për menaxherët dhe sigurimin fizik të objekteve, të cilët për shkaqe sigurie është e nevojshme që të vizitohen objektet nga menaxherët, ndërsa sigurimi duhet të jetë 24 orë”, thuhet në komunikatë.

Exit mobile version