Telegrafi

OAK: Grantet të shpërndahen në mënyrë të drejtë

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), përkrah denoncimin që Kompania Bylmeti bëri ndaj keqpërdorimeve që po bëhen gjatë shpërndarjeve të granteve, rasti konkret i Grantit nga Agjencioni për Zhvillimin e Bujqësisë.

“Duke pas parasysh që këto grante ndikojnë në zhvillimin e biznesit dhe krijimin e vendeve të reja të punës, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që të gjitha fondet të cilat janë të dedikuara për zhvillimin e vendit të shkojnë aty ku edhe janë të parapara dhe se çdo keqpërdorim i fondeve të përballet me organet e drejtësisë”, thekson komunikata.

Oda e Afarizmit të Kosovës përkrah dhe kërkon nga bizneset që të jenë sa më bashkëpunues dhe të paraqesin raste të tilla të keqpërdorimeve, pasi që shpërndarja e drejtë granteve do të ndikonte pozitivisht jo vetëm në zhvillimin e biznesit por edhe në rritje të punësimit dhe zhvillim ekonomik të Kosovës. /Telegrafi/