Kushtrim Qerimi do të jetë edhe këtë vit pjesë e shout televiziv “O Sa Trip”.
Pas shfaqjes së suksesshme në sezonin e kaluar, aktori më mirë i njohur si “Llapjani” i serialit “O Sa Mirë”, Kushtrim Qerimin do ta shohim edhe këtë vit teksa eksploron bukuritë e vendeve shqiptare.
Por, për dallim prej vitit të kaluar kur “Rrahmoni” u shoqërua nga bukuroshja Egzona Ismajli, kësaj radhe në këto aventura do ta shoqërojë aktorja Arta Elezi.
Këtë vit për dallim nga i kaluari, dyshja do të mundohet të kaloj me një shumë të hollave edhe duke u argëtuar gjatë natës.
Vlen të theksohet se vitin e kaluar me 50 euro në dispozicion, Kushtrim është dashur të ushqehej, të bëjë plazh, të vizitoj një muze, të argëtohet në një lokal nate, sigurisht, edhe të siguroj vendin e fjetjes.
E për detaje të tjera, Telegrafi do t’iu mbaj të informuar dhe se si ka kaluar në këtë “Trip”, “Rrahmoni” e “Xhakarta” do t’i informojmë në ditët në vijim.
Ndryshe, dyshen do ta shohim edhe në vazhdim në serialin e larcekur, ku do të ketë situata të ndryshme komike. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ubCJfA50RTw