Është lansuar episodi i 21-të i serialit të pëlqyer për fëmijë, “O Sa Mirë Kids”.
Theksojmë se në këtë serial janë të përfshirë edhe disa prej protagonistëve të hit-komedisë televizive, “O Sa Mirë”.
Ata kohë pas kohe i shohim si mysafir të versionit komik të serisë për të vegjlit.
Për më shumë, pikërisht aktori i njohur për rolin e Llukmanit, Ernest Zymberi, është i angazhuar për skenarin dhe regjinë e versionit të serialit për fëmijë.
Në videon e mëposhtme mund ta shikoni episodin e 21-të me radhë të “O Sa Mirë Kids”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=6KnzqGJ-A-c&feature=youtu.be