Site icon Telegrafi

“O dal unë nga studio, ose të del ai”, deputetja Kica – Xhelili përplaset me analistin Hoxha

Analisti politik, Ylli Hoxha, e ka kritikuar deputeten e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, me pretendimin se nuk ka reaguar ndaj një deklarate të Lumir Abdixhiku, i cili e kishte akuzuar studion e “Debat Plus-it”, për propagandë qeveritare.

Hoxha iu drejtua deputetes duke i thënë se cili është qëndrimi i saj ndaj deklaratave të shefit të saj.

“Keni ngritur dyshime dhe keni etiketuar studion e Debat Plusit duke thënë se janë propagandistë të Qeverisë”, ka deklaruar Hoxha.

Ndërkaq, deputetja tha se kanë informata se sondazhi i UBO-CONSULTING, ka qenë i fabrikuar dhe rezultatet kanë qenë të njëanshme.

Më pas debati u intensifikua mes analistit Hoxha dhe deputetes Kica – Xhelili, ku kjo e fundit kërkonte që Hoxha të ndalej e të mos “bërtiste” kundrejt saj.

Hoxha vazhdimisht insistonte se Kica – Xhelili është dashur të distancohej nga gjuha e Abdixhikut.

Deputetja në një rast iu drejtua moderatorit Ermal Pandurit, duke i thënë “Ose le të del ky nga studio ose po dal unë”.

Më pas ky diskutim u ndëpre dhe nuk pati nevojë që asnjëri ta lëshonte studion./RTV Dukagjini/

Exit mobile version