Telegrafi

N’Zonzi i pari që do të largohet nga Roma

Steven Nzonzi. (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Roma këtë edicion nuk ka arritur të jetë as e përafërt me edicionet e fundit.

Skuadra nga kryeqyteti italian ishte ndër ekipet pretendetlnte për titullin e kampionit por që nuk ka arritur në asnjë moment të jetë kundërshtar serioz i Juventusit.

Giallorosët tani rrezikojnë edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe nga edicioni i ri priten ndryshime.

Shumë lojtarë do të largohen nga skuadra, ndërsa i pari duket se do të jetë Steven N’Zonzi.

Steven Nzonzi. (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Reprezentuesi francez ou bashkua Romës për 30 milionë euro nga Sevilla, por që ka dështuar t’i tregojë vlerat e tij.

Arsenal, Everton dhe Sevilla janë ekipet që e duan transferimin e 30-vjeçarit.

Roma është gati ta lë lirë nëse vije një ofertë mbi 20 milionë euro. /Telegrafi/